Lotito një avaz ka: Asnjë president si unë, refuzova një mal me para!

9 Janar 2019
16:33
back button

Në ditën e 119-vjetorit të themelimit të Lazio-s, presidenti Claudio Lotito foli në kolegjin San Giuseppe në Romë, në kuadrin e një eventi për projektin "Lazio në shkolla".

Presidenti lacial foli edhe për merkaton dhe iu kthye historisë së vjetër të ofertës së çmendur që mori në verë për Milinkovic-Savic, edhe pse askush nuk e di a është ofertë reale: "Unë dhe klubi duam të ndërtojmë një skuadër të fortë dhe fituese, ta forcojmë dhe jo ta dobësojmë. Po të kisha pasur mentalitet tjetër, do e kisha shitur Milinkovic-Savic për 160 milionë euro, por unë nuk e bëra. 

"Mendoj se asnjë president në botë nuk do e bëntë atë që kam bërë unë".

Nëse vërtet Lazio ka marrë një ofertë të tillë në verë, Lotito me siguri qan natën, sepse pas një pjese të parë sezonale me shumë probleme, Milinkovic-Savic nuk vlen as 90 milionë euro në treg dhe në këtë moment Lazio nuk ka asnjë ofertë serioze në tryezë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit