Luajti 63 minuta në Carabao Cup, trajneri Arteta rikuperon sulmuesin kryesor

25 Shtator 2025
8:42
Telesport
back button

Sulmuesi anglez Bukayo Saka luajti ndeshjen e tij të parë si titullar për Arsenal që nga rikuperimi nga një problem me kofshën e pasme. Ai luajti 63 minuta në fitoren e së mërkurës (2-0 ndaj Port vale) në Carabao Cup.

Trajneri Mikel Arteta, duke folur për rikuperimin e sulmeusit, tha: “Maksimumi për të ishte 60 minuta. Ai vjen nga një dëmtim i rëndësishëm dhe ne duhet ta menaxhojmë ngarkesën e tij”.

Gjëja e mirë është se askush nuk u lëndua, kështu që ai nuk ka probleme muskulore. Pra, kjo është një gjë shumë pozitive për të ardhmen”, deklaroi trajneri spanjoll.

Kur u pyet nëse sulmuesi do të luajë sërish titullar për Arsenal kundër Newcastle, të dielën në kampionat, Arteta shtoi: “Po. Ai do të jetë këtu për fundjavën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit