Mahnitëse, ky është klipi më i bukur i verës! (VIDEO)

21 Korrik 2019
13:13
back button

Në një video tre minuta Trabzonspor ka lançuar fanellën e re që do të veshë për sezonin e ri. Protagonist është një fëmijë, që ndodhet në një zonë periferike të Trabzonit, quhet Abdülkadir dhe nuk mund të luajë me fëmijët e tjerë sepse nuk ka një fanellë origjinale të skuadrës së qytetit të tyre.

Pasi e ndjen veten të përjashtuar, ai e krijon vetë një fanellë, por kjo gjë është nën monitorimin e nënës së tij, që ia punon me dorë fanellën origjinale dhe ia ndërron tek vendi sekret e tij. 

Në momentin që djaloshi i vogël vesh fanellën, pamja zhvendoset në stadiumin e Trabzonsporit, aty ku është Abdülkadir Ömür, djaloshi protagonist në video, që tashmë është rritur dhe luan për klubin e zemrës së tij.

“Me krenari kemi qëndisur motivet tradicionale (murgjit), simbol i gjeografisë sonë. Është diçka që na përket ne dhe gjithmonë do të jetë fanella më e bukur. Ne e dimë se nëse jemi bashkë, askush nuk na ndal ne”, shkroi klubi në prezantimin e fanellës së re.

Videoja është përhapur në të gjithë botën dhe në më pak se dy ditë është parë 7 milionë herë vetëm në Twitter.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit