Man. United hidhet në sulm për sulmuesin e Bundesligës, 100 milionë euro për 22-vjeçarin

14 Qershor 2025
20:24
Telesport
back button

Pas një sezoni të dështuar dhe më i dobëti në historinë e tyre, Manchester United pritet të bëjë disa përforcime të bujshme në këtë merkato. “Djajtë e Kuq” duket se kanë gjetur sulmuesin që i mungon ekipit të tyre, një sulmues i ri, që premton gola dhe mbi të gjitha qëndrueshmëri të formës së tij.

Manchester United ka nisur kontaktet me Eintracht Frankfurt për transferimin e Hugo Ekitike. 22-vjeçari francez, i cili shënoi 22 gola sezonin e kaluar me Eintracht Frankfurt, konsiderohet si në nga sulmuesit e rinj më premtues dhe më me potencial.

Për francezin, përveç Manchester Unite, interesohen dhe Chelsea me Liverpool, por probleme mbetet padyshim shifra e majme që Eintracht Frankufrt kërkon për lojtarin e saj dhe është jo pak, por 100 milionë euro.

Nëse Chelsea dhe Liverpool janë disi më të tërhequr duke pasur dyshimet e tyre, Manchester United ka nisur bisedimet me klubin e Bundesligës, pasi beson se francezi do ishte një goditje e duhur në sulm dhe do ishte lojtari i duhur për skemën e Ruben Amorim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit