Mancini bëhet “mbret” i Italisë, gati rinovimi deri më 2026

17 Maj 2021
11:18
Alfred Lleshi
back button

Takimi i sotëm, në orën 12:00, pikërisht tridhjetë vite pas triumfit, është një nga ato që i referohen një kohe perfekte, jubilare, të pafund, pasi të ketë ndodhur. Roberto Mancini (me binjakun e tij, Vialli) do të na tregojë për “Sezonin e bukur” të tij, Gianluca dhe gjithë universit të Sampdorias, e cila zhvilloi një kampionat historik atëherë, më 1991. Në të vërtetë, sot, ose më së shumti nesër, Mancini do të nënshkruajë një kontratë të re, që do ta lidhë atë me Federatën Italiane të Futbollit.

Bashkë me Gabriele Gravina do të konfirmohet si “motori” i operacionit të rilindjes axurre, duke i drejtuar ato deri në korrik 2026! Pasthirrma në këtë rast nuk është retorike, por e detyrueshme, duke pasur parasysh se harku i angazhimit “trengjyrësh” për trajnerin aktual do të mbulojë një periudhë prej tetë vjetësh në letër, e filluar më 14 maj 2018 me një kontratë 2-vjeçare, e ronivuar deri më 2022, dhe tani është konceptuar të mbarojë pas Kupës së Botës në SHBA-Meksikë.

Kjo periudhë do të kalojë përmes Europianit të kësaj vere dhe tjetrit, të vitit 2024 në Gjermani, dhe po aq Kampionate Botërore, duke filluar me Katar 2022, plus ngjarje të tjera të ndryshme. Me këtë angazhim të gjatë në stolin e kombëtares, Mancini do të ishte prapa vetëm dy gjigantëve italianë si Pozzo dhe Bearzot, përpara Valcareggi.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit