Maresca: Këto janë fitore të vështira, pasi duhet të kesh durim për të shënuar

4 Shkurt 2025
9:20
Telesport
back button

Chelsea fitoi 2-1 me përmbysje ndaj West Ham në kampionat, duke u rikthyer në vendin e katërt në Premier League. Një ndeshje ku londinezët patën edhe pak fat për të marrë tri pikë, që sipas trajnerit Enzo Maresca janë shumë të rëndësishme.

Ishte një lojë e vështirë, veçanërisht mendërisht. Kur West Ham vjen të luajë në Stamford Bridge mbrohet me 10 lojtarë, ndaj nuk është e lehtë. Në të tilla ndeshje duhet të jesh i fortë mendërisht dhe të kesh durim për të shënuar”, tha Maresca.

“Ne patëm më shumë se 10 goditje në pjesën e parë, patëm disa raste të pastra, por fatkeqësisht humbëm objektivin, të shënonim. Më pas, me pak ndryshime, loja ndryshoi tërësisht. Në përgjithësi, ne e merituam plotësisht fitoren”, shtoi italiani.

Nuk jam i shqetësuar nga goli ipësuar, është mënyra se si luajmë. Ndonjëherë ndodhin gabime në mbrojtje apo në sulm, ky është futbolli. ndodh. E rëndësishme është të vazhdojmë të punojmë. Kjo ishte një javë që na ndihmoi shumë”, tha Maresca.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit