Piloti spanjoll i Aprilia, Jorge Martin, fitoi të shtunën në mbrëmje garën sprint të zhvilluar në pistën amerikane të Austin. Një rikthim si protagonist për ish-kampionin e botës në MotoGP, që pas një sezoni 2025 zhgënjyes arrin të triumfojë.
Martin triumfoi falë një parakalimi ndaj italianit Francesco Bagnaia me Ducati në xhiron e fundit. Kur dukej se Bagnaia do ta fitonte garën, spanjolli arrin të rikuperojë dhe parakalojë, duke marrë edhe kreun provizor të renditjes së përgjithshme.
Në podium, në vendin e tretë, u ngjit edhe spanjolli Pedro Acosta me KTM. Një garë për t’u harruar kjo për dy protagonistë të tjerë të MotoGP: Italiani Marco Bezzecchi dhe spanjolli Marc Marquez, që u rrëzuan, duke mos grumbulluar asnjë pikë.
Pas përfundimit të garës, teksa po festonte triumfin e tij me njërën rrotë të ngritur lart, Martin u rrezua, por për fat pa pasoja. Të dielën në mbrëmje me orën shqiptare do të zhvillohet gara e Austin, një sezon ky që duket mjaft i dueluar.







