Mathias Pogba: Që Zidane e pëlqen vëllain tim, tashmë e di gjithë bota…

17 Shtator 2019
14:13
Alfred Lleshi
back button

Mathias Pogba vjen nga një familje e lidhur plotësisht me botën e futbollit, nga vëllai i tij binjak, Florentin (lojtar i Atlanta) te mesfushori i Manchester United dhe kampion i botës, Paul Pogba. Në një intervistë për “Radio Marca”, përveç gjërave të tjera, Mathias foli edhe për rivalitetin Real Madrid-Barça: 

“Është shumë i qartë antagonizmi midis këtyre dy skuadrave në Spanjë. Unë gjithmonë e kam shijuar më shumë lojën e Barcelonës. Eshtë më argëtuese dhe për këtë arsye e pëlqej më shumë. Kur Messi të largohet, një tjetër do të duhet të vijë aty për të na argëtuar”.

Nuk mund të mungonte as një koment për Zinedine Zidane: “Unë e kam adhuruar si lojtar, nuk kam dyshime se do ta rikthejë Real Madridin në nivelin që dëshiron. Kam respekt të madh për Zidane, jo vetëm pse e pëlqen vëllain tim, gjë që tashmë e di gjithë bota”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit