Mbappe nxjerr Ronaldon në “pension”, zyrtarizohet si imazhi i dekadës së ardhshme

8 Dhjetor 2019
21:48
back button

Një dekadë e re, një gjeneratë e re. Me Nike që përgatitet për 2020, kompania nis të shtrojë të ardhmen me një prej publikimeve më të fundit për vitin 2019.

Bëhet fjalë për këpucët e para të firmosura nga Kylian Mbappe “Mercurial” dhe koleksioni personal i francezit, që tashmë është shndërruar në imazhin e të ardhmes për Nike.

Dekada e kaluar ishte në mënyrë të padiskutueshme e sunduar nga Cristiano Ronaldo, e ndërkohë që portugezi nuk ka shfaqur ende asnjë shenjë tërheqje, Nike ka vendosur të investojë në ikonën e re të shpejtësisë: ec përpara Kylian Mbappé.

Sulmuesi i PSG, bashkë me shokun e tij të skuadrës, Neymar, do të jenë dyshja e sulmit për Nike, me koleksione të firmosura, që do të udhëheqin linjën e veshjeve sportive në dekadën e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit