“Me lojtarë si unë dhe ai mund të ndërtojmë një ekip të fortë”, Bajrami bën shqiptarët të ëndërrojnë

20 Nëntor 2022
9:47
Denis Hakanaj
back button

Pas një paraqitje të mirë në fitoren e marrë në miqësoren ndaj Armenisë, qendërmbrojtësi i Shqipërisë dhe Benfica-s, Adrian Bajrami foli për mikrofonat e SuperSport, duke shpenzuar fjalë të rëndësishme edhe për yllin e Inter-it, Kristjan Asllani:

“Unë mendoj se ne kemi të gjithë potencialin për të ndërtuar një ekip të fortë”, tha 20-vjeçari. “Kemi shumë lojtarë që luajnë për klube të mëdha, po mendoj për mua te Benfica, por edhe për Asllanin që luan për Inter-in. Ne kemi cilësi dhe potencial, mund të rritemi”.

Vetë Asllani ka komentuar golin e tij të parë me kombëtaren: “Të shënosh një gol me kombëtaren është një emocion i bukur, një ëndërr që kam pasur që fëmijë”, ka thënë Asllani për Super Sport.

“Ajo që ka më shumë rëndësi është fitorja, – vazhdoi mesfushori i kuqezi. – Arritëm të bëjmë shumë njerëz të lumtur. Unë gjithmonë dua të luaj, pastaj trajneri bën zgjedhjet e tij”.

Ish-lojtari i Empol-it dha edhe një asist për golin e avantazhit të Skukës: “Më pëlqejnë shumë ato pasime, para fillimit ia sugjerova atë lëvizje  Skukë. Jam shumë i lumtur edhe për të”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit