Menaxheri e shikon Hysajn mes dy klubeve: Në futboll nuk ekziston fjala “tradhti”…

10 Qershor 2019
16:09
Alfred Lleshi
back button

Vështirë se sezoni 2019-2020 do ta shikojë me fanellën e Napolit. Konfirmimi vjen edhe një herë tjetër nga fjalët e menxherit të mbrojtësit tonë kuqezi, Mario Giuffredi, duke folur në mikrofonat e “Radio Crc”. 

Ndër destinacionet e tij të mundshme mund të jetë edhe Juventusi, me Maurizio Sarrin në stol: "Për shkak se po flasim për një profesionist, nuk ekziston fjala tradhtar në futboll. Kjo vlen për Sarrin, por edhe për këdo tjetër në futboll. Të gjithë profesionistët mund të bëjnë zgjedhjet që mendojnë se janë të përshtatshme për karrierën e tyre. Juventusi? Si mund të refuzohet klubi më i rëndësishëm në Itali…"

Interes të fortë për Hysajn ka treguar edhe Atletico Madrid, por oferta e “Rojiblancos” është më e ulët se vlera e klientit të tij. Mario Giuffredi sqaron: "Nuk dua ta zëvendësoj klubin (Napolin), sepse ai vendos për çmimin e lojtarit. Nuk mund të thuash “jo”, kur flitet për Atletico Madridin. Ndoshta edhe Hysaj dëshiron të provojë një eksperiencë të re jashtë Italisë, por kjo nuk e nënvlerëson Napolin; një qytet që është në zemrën e tij".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit