Mesfushori më i mirë i Serisë A, Milinkovic-Savic: Kam edhe 4 vite kontratë, por…

21 Maj 2019
12:10
back button

Sezoni i tij ka qenë një zhgënjim i madh, për tifozët dhe mediat, por Sergej Milinkovic-Savic është nderuar nga Liga Italiane e Futbollit me çmimin "Mesfushori më i mirë i kampionatit 2018/19".

Një vlerësim që duket se e stimuloi në maksimum serbin, i cili në finalen e Kupës së Italisë shënoi golin që i dha trofeun Lazios.

Në ndeshjen e së hënës, kundër Bolognas, Milinkovic-Savic mori çmimin dhe pas ndeshjes foli për të ardhmen e tij, sepse ashtu si një vit më parë, e duan sërish shumë klube të mëdhenj, duke nisur nga Juve, Real Madrid e Inter, pa harruar që edhe Milani mund ta provojë nëse shkon në Champions.

"Nuk jam i kënaqur me këtë sezon, vitin e shkuar isha shumë më mirë, por 2-3 dëmtime më kanë ndalur në disa momente të rëndësishme. Megjithatë, unë kam dhënë gjithçka, me fitoren e Kupës së Italisë mendoj se sezoni mund të konsiderohet pozitiv", u shpreh Milinkovic-Savic.

Natyrisht, e ardhmja e tij është temë dite tani e tutje: "Edhe vitin e shkuar u fol shumë se do largohesha, por në fund qëndrova. Kam firmosur një kontratë të re dhe kam ende 4 vite, por të shohim, nuk e di ende".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit