Ish-sulmuesi i Argjentinës, Daniel Bertoni, i cili shënoi golin e tretë në finalen e Kupës së Botës 1978 në fitoren 3-1 ndaj Hoalndës, ka vlerësuar kombëtaren e Lionel Scalonit dhe ka përmendur të paktën tre emra, që i dallon nga të tjerët.
“Leo Messi është një përbindësh, por do të ishte e padrejtë të mos flisja për ekipin. Julián Álvarez, për shembull, më çmend. A e patë golin që shënoi kundër Zvicrës? Një perlë.
Një tjetër lojtar që më befasoi ishte Lautaro. Nuk mendoja se ishte një lider i tillë, por pak nga pak ai ka marrë përsipër përgjegjësitë e tij. Ai është pjekur shumë gjatë Kupës së Botës”, tha ish-sulmuesi, tashmë në moshën 71-vjeçare.







