Messi mesazh Jordi Alba: Do të jetë e çuditshme të shikoj majtas dhe të mos të shoh atje

8 Tetor 2025
8:51
Telesport
back button

Vetëm pak ditë pas daljes në pension të Sergio Busquets, një tjetër shtyllë e Barcelonës e epokës së artë dhe futbollit spanjoll ka dhënë dorëheqjen. Jordi Alba njoftoi së fundi tërheqjen nga futbolli profesionist.

Ky vendim vjen ndërsa mbrojtësi i majtë ishte ende i zënë me aventurën e tij te Inter Miami, klubi që e ribashkoi me dy ish-shokë skuadre. Bota e futbollit po i bën homazh karrierës së tij dhe mesazhi i veçantë i Leo Messit nuk mund të mungonte.

“Pleshti”, shoku aktual i skuadrës së Alba në MLS pas viteve të tij të lavdishme në Barcelonë, i dërgoi atij një lamtumirë të përzemërt në llogarinë e tij në Instagram.

Faleminderit, Jordi. Do të më mungosh shumë. Pas gjithçkaje që kemi kaluar së bashku, do të jetë e çuditshme të shikoj majtas dhe të mos të shoh atje… Është e pabesueshme sa asiste më ke dhënë gjatë gjithë këtyre viteve…”, shkruan Messi.

Më tej, ai shkroi: “Kush do të më japë ato pasime tani e tutje???” Një lamtumirë e përzemërt që mbyll një epokë, jo vetëm në fushë, por edhe në një nga partneritetet më të frytshme në historinë e kohëve të fundit të futbollit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit