Miqësorja, Shqipëria U-17 barazon me boshnjakët

15 Gusht 2019
13:12
Alfred Lleshi
back button

Shqipëria e 17-vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, ka luajtur ditën e sotme ndeshjen e dytë miqësore me Bosnje Hercegovinën në Zenica, e cila është mbyllur në barazim 1-1. Loja ka filluar më mirë për kuqezinjtë, që në minutën e 21-të kanë kaluar në avantazh me anë të golit të Klajdi Lusha. Vendasit reagojnë dhe në minutën e 27-të barazojnë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. 45 minutat e dyta ishin më të kujdeshme. Të dyja skuadrat kanë qarkulluar topin, duke dashur të mos pësojnë. 

Përtej rasteve të krijuara, nuk pati më gol në këtë miqësore. Trajneri Beqiri në këto dy ndeshje testuese me Bosnje Hercegovinën pati mundësinë të shikojë disa lojtarë të rinj, në kuadër të përgatitjeve për “Qualifying Round”, që do të zhvillohen në muajin nëntor. Shqipëria zbriti në fushë me këtë formacion: Simoni; Miftiu; Hajdaraj; Tora; Lusha; Sula; Janaqi; Zalli; Krasniqi, Preka, Mitaj (C) (U aktivizuan: Rachi, Dervishi, Cereni, Qerpiku dhe Mahmuti).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit