Heung-min Son duket se e ka përfunduar misionin e tij në Tottenham. Sulmuesi koreano-jugor mbetet një simbol i vërtetë i epokës moderne të Spurs, që më në fund ka fituar një trofe pas dhjetë sezonesh.
Skuadra londineze fitoi trofeun e Europa League (fitoi 1-0 në finale kundër Manchester United), duke përmbushur ëndrrën e tij për të ngritur një trofe me atë fanellë. Dhe tani mund të shohë për një aventurë të re.
Nuk mungojnë adhuruesit e Son, duke nisur nga një trajner që e ka drejtuar më parë, bëhet fjalë për Jose Mourinho, që synon ta ketë 33-vjeçarin te Fenerbahce. Lojtari ka ende edhe një vit kontratë me Tottenham, ndaj mund të largohet.
Sipas “TodoFichajes”, klubi ikonik i Stambollit ka vënë në dispozicion rreth 30 milionë euro për të tentuar transferimin e Son në Superligën turke. Mourinho është shprehur i lumtur të punonte sërish me Son.







