Mourinho refuzon Lyon, ai e ka zgjedhur tashmë skuadrën e radhës

10 Tetor 2019
14:16
Alfred Lleshi
back button

Duket e pabesueshme që Mourinho, për herë të parë në 20 vite e fillon një sezon jashtë stolave të skuadrave kryesore europiane, i papunë. Sidoqoftë, duket një situate, që së shpejti do të zhbëhet. Personi përgjegjës për ta konfirmuar ndryshimin e “statusit” të Jose është Jean-Michel Aulas. Presidenti Olympique Lyon u paraqit para mediave për të shpjeguar shkarkimin e parakohshëm të Sylvinho, i cili mbijetoi vetëm 141 ditë si trajner, dhe për të folur për kandidatët e mundshëm për ta zëvendësuar atë. 

I pari në listë, siç e pranoi vetë presidenti, ishte José Mourinho: “Ne patëm diskutime mjaft të lezetshme me SMS me Mourinho. Ishte shumë interesante për të gjithë”. Negociatat, megjithatë, nuk u finalizuan me produkt konkret. Arsyeja u zbulua nga vetë Aulas, që njoftoi kthimin e shpejtë të “Special One” në trajning: “Ai nuk iu përgjigj propozimit tonë për t’u takuar e biseduar, sepse tashmë ka zgjedhur një ekip tjetër”. Cilin ekip do të stërvisë Mourinho në stacionin e radhës të karrierës si trajner, pas Sporting, Inter, Real Madrid, Chelsea dhe Manchester United? Një pyetje e vështirë për përgjigje, por gjasat janë që punëdhënësi i radhës i tij të jetë nga Anglia. Përflitet një klub nga Premier League, nga Londra. A do të jetë Tottenham? Vendosni bastet tuaja…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit