Arsenal arriti një fitore të madhe 3-0 ndaj Real Madrid në “Emirates”, në çerekfinalen e parë të Champions League. Një rezultat që askush nuk e kishte menduar para fillimit të ndeshjes.
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, duke komentuar këtë rezultat u shpreh i kënaqur: “Një nga netët më të mira të karrierës sime. Ne kurrë nuk e kemi bërë atë hap shtesë në këtë kompeticion. Kjo ndeshje ishte e pabesueshme.”
Protagonist ishte Declan Rice me dy gola. “Ky është futbolli. Ne nuk kemi shënuar gol nga një goditje dënimi që nga viti 2021 me Odegaard. Madje edhe Rice nuk kishte shënuar kurrë ashtu”.
“Ndaj Real luajtëm në një nivel të jashtëzakonshëm dhe kjo është arsyeja pse e fituam ndeshjen. E merituam plotësisht”, tha Mikel Arteta.
Duke folur për sfidën pas një javë në “Bernabeu”, ai shtoi: “Fituam por jemi në gjysmë të rrugës. Ka ende një ndeshje tjetër dhe duhet të përgatitemi për të në të njëjtën mënyrë. Do të shkojmë atje për ta fituar, duke e ditur se ata janë shumë të fortë“.







