Muriqi me besim absolut, zbulohet kur udhëton në Itali!

10 Shtator 2020
20:49
Eraldo Harlicaj
back button

Ish-futbollisti turk, Ridvan Dilmen, ka treguar në lidhje me takimin me futbollistin shqiptar Vedat Muriqi para kalimit në Itali. Ai tregon se sulmuesi është shumë entuziast për kalimin te Lazio.

“Ne ishim me Vedatin ditën e djeshme. Ai do të shkojë në Itali në fundjavë. Muriqi ka thënë se shokët e tij të rinj te Lazio janë me vonesë, pasi ende nuk ka filluar kampionati”, – tha ai.

Sulmuesi kosovar ka vijuar rregullisht me stërvitjet dhe fazën përgatitore në Turqi. Ai do të kalojë në formë maksimale te skuadra italiane e Lazios.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit