Najdovski shpëton Tiranën, barazim spektakolar 2-2 me Teutën (Video)

2 Shtator 2023
21:17
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur në barazim 2-2 ndeshja mes Teutës dhe Tiranës, e vlefshme për javën e dytë të kampionatit shqiptar të futbollit.

Kanë qenë bardheblutë që kanë goditur të parët, duke kaluar në avantazh me Hasanin pas vetëm katër minutash lojë.

GOLI I HANASIT – VIDEO

Më pas ka ardhur përmbysja e Teutës në harkun e dhjetë minutave. Durrsakët kanë barazuar në minutën e 10-të me Filin dhe më pas kanë shënuar të dytin në të 20-ën më Gjinollarin.

GOLI I FILIT – VIDEO

Goli i katërt dhe i fundit i takimi ka ardhur në minutën e 59-të të pjesës së dytë dhe është shënuar nga Najdovski, që ka fiksuar shifrat në 2-2.

GOLI I GJINOLLARIT – VIDEO

Tirana mban vendin e tretë në renditje me katër pikë, ndërsa Teuta është në të gjashtin me vetëm një pikë dhe një ndeshje më pak.

GOLI I NAJDOVSKIT – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit