Nata e Dumfries, holandezi shënon sërish, por Barcelona kundërpërgjigjet me Raphinha-n (video)

30 Prill 2025
22:30
Telesport
back button

Po luhet në stadiumin olimpik të Katalonjës, sfida e parë gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Inter-it. Supersfida ka nisur direkt me gol dhe janë zikaltrit ata që kanë gjetur të parët rrjetën.

Pas një kundërsulmi të shpejtë,  Danzel Dumfries kroson në zonë për Marcus Thuram, francezi dërgon topin në rrjetë me finte, që në sekondën e 33-të. SHIKOGOLIN

Në minutën e 20-të, Inter shënoi edhe golin e dytë, pas një krosimi të Hakan Calhanoglu nga goditja e këndit, Acerbi me kokë asiston për Danzel Dumfries, holandezi dërgon topin në rrjetë me stil “gërshëre”. SHIKOGOLIN

Në minutën e 24-të, Barcelona kundërpërgjigjet me Lamine Yamal, djaloshi spanjoll shënon një gol shumë të bukur.  SHIKOGOLIN

Në minutën e 38-të, Barcelona barazon shifrat me Ferran Torres. Një top i bukur i Pedri-t në zonë për Raphinha-n, braziliani asiston me kokë për Torres, i cili dërgon topin në rrjetë duke barazuar shifrat. SHIKOGOLIN

Në minutën e 63-të, Calhanoglu kroson nga goditja e këndit, Dumfries i shpëton mbrojtjes së Barcelonës dhe shënon golin e tretë për Inter-in dhe të dyton personal. SHIKOGOLIN

Një minutë më pas, Barcelona kundërpërgjigjet me Raphinha-n, braziliani me një goditje të fortë bën që topi të përplaset në traversë dhe më pas në shpinën e Sommer dhe të përfundojë në rrjetë. SHIKOGOLIN

Lajme të tjera

Lajmet e fundit