Në Itali të gjithë duan Antonio Conte si trajner. Puna e mirë që ai ka bërë fillimisht te Juventus, më pas tek Inter e aktualisht te Napoli, ka bërë që të gjithë të kërkojnë 55-vjecarin.
Bëhet fjalë për ekipe të mëdha në Serie A si Juventus, Milan e Roma, duke parë se nuk po arrijnë tyë shkëlqejnë këtë sezon. Madje emri i Conte është ilidhur edhe me disa ekipe jashtë Italisë.
Ai ka një kontratë deri në vitin 2027 me Napoli dhe për momentin është i fokusuar në planifikimin e së ardhmes së bashku me Aurelio de Laurentiis. Madje synon të fitojë titullin që këtë sezon me Napoli.
Presidenti De Laurentiis i ka idetë e qarta për të ardhmen. Klubi do t’i ofrojë Conte një merkato të nivelit të lartë edhe falë 70 milionëve të fituara nga PSG në janar, për ta bindur të qëndrojë dhe të ndërtojë një ekip të fortë.







