Nga Boateng te Sane, 11 ish-lojtarët e Schalke që luajnë në skuadra kampione

22 Janar 2019
16:06
back button

Pas transferimit të Kevin-Prince Boateng te Barcelona, një tjetër ish-lojtar i Schalke 04 luan te një ekip kampion në fuqi. 

Kalimi i Boateng nga Sassuolo te katalanasit ka befasuar të gjithë, për mesfushorin fanella e Barça-s do të jetë e njëmbëdhjeta që do të veshë në karrierën e tij. 

Te Barcelona, KPB do të takohet me Ivan Rakitic. Të dy bëjnë pjesë te lista e përbërë prej 11 emrave që kanë veshur fanellën e Schalke-s dhe tani luajnë në skuadra kampione. Më poshtë është lista e plotë. 

Kevin-Prince Boateng: Aventura e tij te Schalke përfundoi në vitin 2015, pas dy sezoneve të kaluara në Gelsenkirchen. 

Ivan Rakitic: Mes vitit 2007 dhe 2011, mesfushori ka bërë 135 paraqitje me Blutë. Më pas shkoi te Sevilla, ndërsa tani është një nga lojtarët kryesorë të Barcelona-s. 

Leroy Sane: Ai u shit nga klubi gjerman për 50 milionë euro. Dhe për City-n investimi ka qenë i goditur teksa ai është një nga lojtarët më të mirë që ka Pep Guardiola në dispozicion. 

Julian Draxler: Ai ka dalë nga akdemia e Schalke-s dhe në vitin 2015 shkoi te Wolfsburg. Nga aty ai u transferua te Paris Saint-Germain, ku fitoi titullin kampion sezonin e kaluar. 

Eric Maxim Choupo-Moting: Kalimi i tij nga Stoke te PSG ishte një nga më befasuesit të merkatos së verës 2018. Te Schalke ai ka shënuar 22 gola në 106 ndeshje. 

Thilo Kehrer: Edhe mbrojtësi kaloi nga Schalke te PSG sezonin e kaluar duke fituar titullin e Ligue 1. Pas gjashtë viteve te “Konigsblauen” ai u shit për 37 milionë euro. 

Leon Goretzka: Pas pesë viteve te Schalke, Goretzka kaloi te kampionët e Gjermanisë Bayern Munich. Ai nuk u nda mirë me tifozët pasi publikoi lajmin që në fund të fazës parë. 

Manuel Neuer: 32-vjeçari kampion bote gjithashtu nuk u nda mirë me tifozët e ekipit kur u largua në verën e vitit 2011. Ai ka festuar gjashtë tituj kampionë me bavarezët. 

Rafinha: Së bashku me Jefferson Farfan, ai krijoi një dyshe të frikshme në krahun e djathtë gjatë vitit 2010. Një vit më pas shkoi te Genoa, pastaj te bavarezët. 

Benedikt Howedes: Ish-kapiteni u largua pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Domenico Tedesco. Tani ai luan te Lokomotive Moscow, kampioni në fuqi i Rusisë. 

Jefferson Farfan: Nga 2008 deri 2015 peruani ishte një nga lojtarët e preferuar të tifozëve të Schalke 04. Tani ai gjithashtu luan te Lokomotive Moscow, me të cilët fitoi kampionatin rus në majin e 2018-ës. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit