Nica: Kam ekip pa nivel, kush zgjidh “qesen” ka sukses

8 Dhjetor 2018
16:24
back button

Trajneri Stavri Nica nuk i ka kursyer kritikat për lojtart e tij, e sidomos për portierin dhe mbrojtjen, pas humbjes 4-0 ndaj Tiranës. Trajneri i Kastriotit foli menjëherë pas ndeshjes për Supersport, ku deklaroi se pësimi i golit të parë bëri që skuadra të shthurej. Megjithatë, Nica tregon se problem kryesor në skuadër është mungesa e lojtarëve cilësor në ekip. Ai u shpreh se u ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë merkato për të përballuar kampionatin. Lufta për mbijetesë do të jetë sërish mes katër ekipeve që ndodhen në vendet e fundit të renditjes, shprehet Stavri Nica.

Sigurisht goli ishte i dhuruar nga portieri jonë, bëri që skuadra të humbi besimi. Më shqetëson, se skuadra bëri më shumë në taktikë individuale se sa në grup. Këtu skuadra tregon shpërqëndrim dhe nuk e kishin marrë shumë seriozisht. Diskutohej që Tirana gjoja është e lehtë. Cilësia e lojtarëve të Tiranës e zgjidhi në mënyrën e vetë duke ia dhuruar edhe ne këtë ndeshje. Këtu problemi është te porta. Unë dyshoj shumë dhe e kam thënë që në fillim, se janë mbajtur shumë lojtarë që kanë qenë të Kategorisë së Parë.

Unë po e ngre zërin por nuk e di sa më dëgjohet. Këta lojtarë sjellin shumë shqetësime. Do ngul këmbë që klubi të sjellë lojtarë me cilësi, sepse nuk mund të vazhdohet këshut. Edhe euforia, kujtuan se e siguruan qëndrimin, nuk kemi lluksin e lojtarëve që na zgjidhin probleme. Shohë probleme në portë, në mbrojtje, në sulm, duhen lojtarë cilësor që të arrish të konkurosh kampionatin tonë. Duhet të jemi me këmbë në tokë, nuk mund të kalohet nga Kategoria e Parë në Superiore pa menaxhuar skuadrën.

Gjithsesi unë mendoj se do e realizoj qëllimin. Agresivitetit, kur nuk ke shumë nivel, duhet të jesh më tepër se sa duhet agresiv dhe i disiplinuar. Ky është difekti ynë kryesor. Unë mendoj që për të gjitha këto skuadra që janë me kaq pikë kanë vështirësi. Duhet të jemi me këmbë në tokë, sepse niveli është i ulët. Duhet ngritur niveli i taktikës individuale. Duhen lojtarë cilësor, sepse kampionati është shumë i vështirë. Megjithatë, kush e zgjidh qesen mund ta kalojë këtë situatë“-tha Nica

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit