Një golashënues nga Tanzania dhe talente, Genk shpallet kampion pas 8 vitesh!

17 Maj 2019
19:01
Anton Cicani
back button

Genk është shpallur kampion Belgjike një ndeshje përpara fundit. Vendimtar ishte barazimi 1-1 në fushën e Anderlecht, falë një goli të talentit Joakim Maehle. Ky është kampionati i katërt fituar në historinë e klubit duke prishur kështu thatësirën që zgjaste prej 8 vitesh. Me këtë sukses, Genk garantoi kualifikimin në Champions League.

Por, këtë edicion, skuadra e drejtuar nga Clement, ishte ajo që e kërkoi më shumë këtë sukses. Me shumë talente, mes tyre Trossard, që ka shënuar këtë sezon 14 gola në 33 ndeshje. Por, pa harruar edhe belgun Heynen, apo ukrainasit Malinovsky.

Megjithatë, udhëheqësi këtë vit është me origjinë nga Tanzania dhe lindur pikërisht në këtë vend afrikan. Nuk e besoni? Quhet Mbwana Samatta dhe është 26 vjeç. i rritur te të rinjtë e Genk, ka shënuar këtë kampionat 23 gola në 37 ndeshje dhe shumë prej tyre deçizivë.

Në vend të dytë i rendit Club Brugge.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit