Nuk e lejuan të kalonte te Milani, braziliani shpik ndodhinë e radhës dhe “fiton” lirinë

12 Dhjetor 2019
19:58
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Shakhtar Donetsk, Taison, u kërkua me ngulm në verë nga Milani, por nuk u lejua nga ukrainasit të largohej drejt Serie A. Braziliani shpërtheu kundër klubit, pasi akuzoi drejtuesit se i kishin shkatërruar ëndrrën e tij të madhe. 

Situata nuk është qetësuar me futbollistin, pasi ai është përçarë dhe me lojtarët e klubit. Mesfushori Taras Stepanenko e akuzoi shokun e tij se kishte marrë me dashje karton të verdhë në ndeshjen ndaj Olimpik Donetsk. Ndëshkimi bëri që futbollisti të mungojë në sfidën ndaj Zorya dhe të nisë pushimet më herët. Kampionati ukrainas ndalet deri në shkurt. 

Drejtuesit janë të mërzitur me sjelljen e lojtarit dhe po mendojnë shitjen e tij. Ata mund të pranojnë një ofertë nga 20-25 milionë euro. Corinthians, Internacional dhe Palmeiras janë gati të paguajnë për të. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit