Nuk ka paqe për yjet e PSG, ja e papritura që i ndodhi Kvaratskhelia-s me pushime

9 Qershor 2025
15:41
Telesport
back button

Futbollistët e Paris Saint-Germain vazhdojnë të jenë shënjestra e preferuar e “hajdutëve”.

Hajdutët kanë goditur përsëri dhe edhe këtë herë viktima ka qenë Kvicha Kvaratskhelia. Ndërsa ai ishte me pushime në Kanë (Alpes-Maritimes), apartamenti i marrë me qira nga lojtari u grabit gjatë fundjavës.

Sipas shtypit gjeorgjian, hajdutët vodhën bizhuteri, çanta dhe ora. Ish-sulmuesi i Napolit dhe familja e tij janë me pushime me mikun e tij bashkëkombës Zuriko Davitashvili, një lojtar i Saint-Étienne.

Një hetim paraprak është hapur nga gjykata lokale, raporton L’Equipe.

Ky episod i pakëndshëm ndodhi një javë pas historisë së Fabian Ruiz: shtëpia e mesfushorit spanjoll ishte grabitur, por dy hajdutët u kapën në flagrancë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit