Sulmuesi i Liverpool-it, Darwin Nunez mund të transferohet në La Liga këtë verë, pasi Atletico Madrid po vëzhgon nga afër situatën e tij.
Sulmuesi uruguaian me sa duket kërkon një lëvizje në Spanjë për të qenë më afër rrënjëve të tij latine, pasi ai është i lodhur nga moti anglez, sipas Sky Sports.
Megjithatë, pavarësisht interesimit të tyre, skuadra e La Liga-s ende nuk ka bërë një lëvizje për yllin e Liverpool.
Bisedimet janë ende në fazat e hershme dhe Nunez nuk ka gjasa të finalizojë një vendim deri në verë.
Ai është nën kontratë deri në qershor 2028 dhe gjigantët e Anfield nuk duan ta shesin 25-vjeçarin, duke i vendosur një çmim prej rreth 80 milionë euro.
Diego Simeone e ka bërë Nunezin një objektiv prioritar dhe do të duhet të bindë drejtuesit e klubit që të shpenzojë shumë për uruguaianin.







