Oklahoma dhe Detroit sigurojnë vendet e para në dy Konferencat, fitojnë dhe Spurs, Phoenix e Denver

9 Prill 2026
8:25
Telesport
back button

Pasi mundi Lakers një ditë më parë, skuadra kampione e Oklahoma fitoi sot edhe ndaj ekipit tjetër të Los Anxhelosit, Clippers, me shifrat 128-110. Holmgren realizoi 30 pikë për Oklahoma, mbështetur nga Shai me 20 pikë. Skuadra e Orlando, falë 62 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, mundi 132-120 Minnesota.

Detroit konfirmohet si ekipi më i mirë në Lindje, duke mposhtur sot 137-111 Milwaukee dhe konsolidon vendin e parë. Të gjithë titullarët e Detroit realizuan mbi 10 pikë (Duren me 21 pikë më i miri). Fiton edhe Phoenix, 112-107 ndaj Dallas, ndeshje ku shkëlqeu Devin Booker, autor i 37 pikëve.

Skuadra e San Antonio mposhti 112-101 Portland, ndeshje ku dyshja Fox-Johnson realizoi 45 pikë për Spurs. Nuk zhgënjen Denver, që mundi 136-119 Memphis, sfidë ku diferencën e bëri Murray, autor i 26 pikëve. Fiton edhe Cleveland, 122-116 ndaj Atlanta, ku protagonist ishte Donovan Mitchell me 31 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Cleveland – Atlanta, 122-116

Detroit – Milwaukee, 137-111

Orlando – Minnesota, 132-120

Denver – Memphis, 136-119

San Antonio – Portland, 112-101

Clippers – Oklahoma, 110-128

Phoenix – Dallas, 112-107

Lajme të tjera

Lajmet e fundit