Oklahoma fitoi 114-100 ndaj Memphis jashtë fushe, duke u bërë skuadra e parë këtë sezonin që arrin shifrën e 10 fitoreve (ka vetëm 1 humbje). Për kampionët në fuqi të NBA-së u dallua sërish Alexander Shai me 35 pikë, lider në fushë për Thunder.
Zhgënjen skuadra e Milwaukee, që u mund 122-115 në shtëpi nga Houston. Veterani Kevin Durant, me 31 pikë të realizuara sot, bëri diferencën në fushë, ndërsa 37 pikët e Antetokounmpo mbetën për statistikë për vendasit.
Fitore të lehtë korri Golden State, që mundi 114-83 Indiana, ndeshje ku u dallua Jimmy Butler me 21 pikë. Skuadra e Boston, falë 27 pikëve të Brown, mundi 111-107 Orlando jashtë fushë, ndërsa Detroit kryeson në Lindje pas fitores 111-108 ndaj Philadelphia (Cunnigham 26 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Milwaukee – Houston, 115-122
Memphis – Oklahoma, 100-114
New York – Brooklyn, 134-98
Orlando – Boston, 107-111
Philadelphia – Detroit, 108-111
Golden State – Indiana, 114-83
Sacramento – Minnesota, 117-144







