Oklahoma pret kuotën ne 40 fitoreve, Lakers e Boston triumfojnë jashtë fushe, zhgënjejnë Golden State e Miami

4 Shkurt 2026
8:21
Telesport
back button

Oklahoma bëhet skuadra e parë që arrin kuotën e 40 fitoreve këtë sezon në NBA (ka edhe 11 humbje), duke mposhtur sot 128-92 Orlando. Isaiah Joe me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për kampionët.

Rikthehet te fitorja skuadra e Lakers, që mundi 125-109 Brooklyn. Dyshja James-Doncic e mbylli ndeshjen me 49 pikë. Zhgënjen skuadra e Golden State, që u mund 113-94 në shtëpi nga Philadelphia. Për miqtë, 8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë.

Detroit ruan vendin e parë në Konferencën e Lindjes. Ata mposhtën sot 124-121 Denver, sfidë ku Cuninngham realizoi 29 pikë. Jashtë fushe fiton edhe Boston, që falë 33 pikëve të Jaylen Brown, mundi 110-100 Dallas.

NBA-Rezultatet e sotme

Detroit – Denver, 124-121

Indiana – Utah Jazz, 122-131

Washington – New York, 101-132

Brooklyn – Lakers, 109-125

Miami – Atlanta, 115-127

Dallas – Boston, 100-110

Milwaukee – Chicago, 131-115

Oklahoma – Orlando, 128-92

Golden State – Philadelphia, 94-113

Portland – Phoenix, 125-130

Lajme të tjera

Lajmet e fundit