Kampionët e Oklahoma rikthehen te fitorja në NBA, pas triumfit 132-110 jashtë fushe ndaj Sacramento. Të gjithë titullarët e Thunder realizuan mbi 10 pikë, ku dyshja Hartenstein-Shai realizoi 63 pikë së bashku.
Fiton edhe ekipi i Denver, që mundi 129-104 Golden State. Nikola Jokic me 26 pikë ishte lider në fushë për Nuggets. Pa probleme triumfon edhe ekipi i San Antonio, që mposhti 121-110 Houston, me tri lojtarë të Spurs që realizuan mbi 20 pikë.
Zhgënjen skuadra e Boston, që u mund 123-110 në Orlando, ndeshje ku për vendasit u dallua Wagner me 27 pikë. Antetokounmpo realizoi 41 pikë e 15 rebound për Milwaukee, që mposhti 126-110 Chicago në shtëpinë e tij.
Detroit është ngjitur në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 125-107 në fushën e Brooklyn, ndeshje ku Jalen Duren realizoi 30 pikë. Ndërsa Miami, falë 25 pikëve të Norman Powell, mposhti 126-108 Charlotte.
NBA-Rezultatet e sotme
Phoenix – Clippers, 115-102
Orlando – Boston, 123-110
Washington – Cleveland, 114-148
Atlanta – Toronto, 97-109
Brooklyn – Detroit, 107-125
San Antonio – Houston, 121-110
Memphis – Dallas, 118-104
Miami – Charlotte, 126-108
Milwaukee – Chicago, 126-110
Minnesota – Utah Jazz, 137-97
Denver – Golden State, 129-104
Sacramento – Oklahoma, 101-132







