Oklahoma vijon të dominojë renditjen, fitore në sekondat e fundit për Detroit e Phoenix

28 Janar 2026
8:17
Telesport
back button

Kampionët e Oklahoma fituan 104-95 ndaj Neë Orleans në takimin e radhës në NBA, duke qëndruar në vendin e parë në renditjen e përgjithshme. Tjetër ndeshje shumë e mirë e Alexander Shai, që realizoi 29 pikë.

Fitore në sekondat e fundit për Detroit, që mundi 109-107 Denver. Cunningham e Harris realizuan nga 22 pikë secili për Pistons. Jashtë fushe fiton skuadra e Clippers, që triumfoi 115-103 ndaj Utah Jazz (Leonard 21 pikë).

Pas një loje spektakolare, skuadra e Philadelphia mundi 139-122 Milwaukee. George me 32 pikë e Embiid me 29 pikë u dalluan për vendasit. Fitore të vështirë korri edhe Phoenix, që falë 53 pikëve të dyshes Williams-Brooks, mundi 106-102 Brooklyn.

NBA-Rezultatet e sotme

Washington – Portland, 115-111

New York – Sacramento, 103-87

Oklahoma – New Orleans, 104-95

Philadelphia – Milwaukee, 139-122

Denver – Detroit, 107-109

Phoenix – Brooklyn, 106-102

Utah Jazz – Clippers, 103-115

Lajme të tjera

Lajmet e fundit