Opinion / Turpi ynë shtetëror… Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët

30 Gusht 2025
14:04
Alfred Lleshi
back button

Nga Auron Tare*

Një grup huliganësh polakë i bënë shurrën Heroit Kombëtar të Shqiptarëve. Një grusht djemsh shqiptarë me zemër protestuan dhe hodhën gurë kundër tyre. Policia shqiptare i fut brenda djemtë shqiptarë dhe i mban në burg me akuzë për veprime të dhunshme.

Në Shqipëri askush nuk flet për këtë ngjarje, njerëzit e kanë hallin te telenovelat dhe thashethemet për ministrat e rinj. Imagjinoni nëse kjo ndodhte në Greqi, Itali apo në ndonjë nga ato vendet e Europës, që na ka hapur kapitujt e bashkë-egzistencës.

Vetem një populli i tredhur mendërisht nuk reagon për këtë ngjarje të padëgjuar. Nuk i di detajet, por të mbash në burg djem që u përpoqën të mbrojnë nderin e Shqipërisë në këtë ofendim kombëtar, nuk ka asnjë kuptim.

Ata djem duhen liruar dhe falenderuar për atë që bënë në emër të shqiptarëve. Përndryshe, e gjithe fasada me figurë të Gjergjit nëpër bashki dhe institucione shtetërore është një hipokrizi vanitoze e një populli që nuk ka respekt për vendin dhe herojntë e vet.

* Autori është vëllai i Igli Tares

Përdhosën bustin e Skënderbeut në Tiranë, tifo-grupet shqiptare “iu japin dru” huliganëve polakë (video)

Iu dhanë dajak tifozëve polakë, pasi përdhosën “Skënderbeun”, policia arreston shqiptarët

Lajme të tjera

Lajmet e fundit