Partizani bën “ujkun e dëborës” në Korçë, Tirana fiton me përmbysje

16 Janar 2021
15:40
Alfred Lleshi
back button

U luajtën tri ndeshjet përmbyllëse të javës së 14-të të Superiores. Kreu nuk ndryshon, sepse u konsolidua qysh dje, me fitoren e radhës së Vllaznisë ndaj Kukësit. Po ashtu, Teuta mori fitoren e parë në shtëpi, duke mos u zhbilancuar nga ndjekja e shkodranëve. Pra, durrsakët bashkëndajnë me Partizanin vendin e dytë dhe të tretë, me nga 23 pikë. Në të njëjtën gjatësi vale janë edhe Tirana me Laçin, pas kësaj jave, me nga 20 pikë, por kurbinasit zhgënjyen në Fier, ku u mundën minimalisht nga debutuesit bardhëjeshilë.

Apolonia duket e ringjallur me trajnerin Kamarata në stol, duke dhënë shenja se mund të mbijetojë në elitë. Krejt ndryshe mund të themi për Skënderbeun, që është “shuar” brenda tri minutave në shtëpi, në bardhësinë e dëborës, kur ka pësuar dy gola “ekspres” nga të kuqtë. Mensah realizoi në minutën e 65-të, duke e hapur lojën dhe pjesën e mbetur të ndeshjes, por barazimi nuk u mundësua. Në një situatë të tillë, edhe fundi i renditjes është “pronë” e korçarëve në këtë moment të kampionat.

Kategoria Superiore, java e 14-të
Dje
KUKËSI-VLLAZNIA  0-1
Golat: Kalaja 58’

TEUTA-BYLIS  2-0
Golat: L.Vila 28’, Gruda 66’

Sot
TIRANA-KASTRIOTI  2-1
Golat: Batha 35’, Muçi 53’ / Da Silva 20’

APOLONIA-LAÇI  1-0
Golat: Gjata 21’

SKËNDERBEU-PARTIZANI  1-2
Golat: Mensah 65’ / Bardhi 3’, Solomon 7’

Më poshtë mund të shihni të gjithë golat e tri ndeshjeve të sotme:

Golat e Skënderbeu-Partizani

Golat e Tirana-Kastrioti

Golat e Apolonia-Laçi

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit