Partizani fiton sfidën për Europën, tifozët e Kukësit futen në fushë (Pamjet)

3 Maj 2022
19:05
Denis Hakanaj
back button

Partizani ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 në fushën e  Kukësit në javën e 32-të të kampionatit dhe ka blinduar vendin e tretë në renditje.

KUKESI-PARTIZANI 1-0 GOLI

KUKESI-PARTIZANI 2-0 GOLI

Protagonisti i ndeshjes së luajtur në Kukës ka qenë Stenio Junior, autori i dy golave të shënuar nga Demat.

Braziliani ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 26-të me një goditje me kokë pas një aksioni të bukur të miqve dhe ka dyfishuar avantazhin në minutën e 40-të pas një kundërsulmi të shpejtë.

Vendasit janë kundërpërgjigjur në minutën e 52-të, duke ngushtuar diferencat me Mulinovic në minutën e 52-të. Megjithatë, Kukësi nuk ka arritur të shmangë humbjen.

Të dy ekipet e kanë mbyllur sfidën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Gueye (Partizani) në minutën e 90-të për një gjest antisportiv dhe të dytit të verdhë të marrë nga Pablo de Lucas (Kukësi) në minutën e 98-të, për një ndërhyje nga mbrapa ndaj Carës.

FUTJA E TIFOZËVE NË FUSHË VIDEO

Humbja nuk është pritur mirë nga tifozët vendas, të cilët janë futur në fushë dhe kanë shkaktuar disa probleme. Disa prej tyre kanë goditur me shishe lojtarët e Partizanit, duke bllokuar përkohësisht shkuarjen e tyre në dhomat e zhveshjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit