Partizani kalon në avantazh, tifozët e “Të Kuqve” futen në fushë dhe zihen me lojtarët

29 Maj 2023
17:10
Telesport
back button

Partizani pret Teutën në javën e fundit të kampionatit në një ndeshje që mund t’u dhurojë Të Kuqve titullin. Pjesa e parë u mbyll 1-0 në favor të Partizanit.

PARTIZANI-TEUTA – GOLI I RRAPAJ – VIDEO

Festa për golin e shënuar nga Rrapaj në minutën e 39-të është pasuar nga një skenë e pabesueshme. Në fakt, përveçse tifozët e Partizanit janë futur në fushë pa asnjë pengesë për të festuar me lojtarët, ata janë kapur edhe me futbollistët e skuadrës së tyre.

PARTIZANI-TEUTA – FUTJA NË FUSHË E TIFOZËVE – VIDEO

Lojtarët e Partizanit nxitën tifozët që të ktheheshin në tribunë, por një gjë e tillë duket nuk u pëlqye nga disa prej ultrasve, të cilët janë përplasur me Mba apo Maget, duke krijuar disa çaste kaosi që u qetësuan vetëm nga ndërhyrja e forcave të sigurisë të stadiumit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit