Partizani mposht Teutën dhe kap kreun, Skënderbeu ndal Egnatian

28 Tetor 2023
19:16
Denis Hakanaj
back button

Partizani ka mundur 1-0 Teutën në javën e dhjetë të kampionatit shqiptar dhe ka kapur Egnatian në kreun e renditjes.

Siç kuptohet edhe nga rezultati, ka qenë një fitore e vështirë për Demat, e arritur vetëm në minutën e 92-të falë një gol të Kekos.

Kapja e kreut nga ana e Partizanit ka ardhur edhe falë rezultatit të ndeshjes së luajtur mes Skënderbeut dhe Egnatias.

Isgandarli ka kaluar kaluar në avantazh Egnatian në minutën e tretë, por një gol i Ahanonu në minutën e 103-të ka fiksuar shifrat në 1-1.

Nuk duhet harruar se Partizani ka edhe një ndeshje më pak.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit