Pas Tiranës radha e Kavajës, çiklizmi zhvillon garat e aktivitetit të radhës

28 Mars 2022
11:59
Telesport
back button

Federata Shqiptare e Çiklizmi ka organizuar në qytetin e Kavajës turneun e përvitshëm “26 Marsi” në çiklizëm. Në këtë aktivitet, i dyti pas atij të zhvilluar një javë më parë në kryeqytet, morën pjesë ekipet e Tiranës, Apolonisë, Partizanit, Vllaznisë, Skënderbeut, Studentit, Elbasanit dhe Besës.

Të ftuara edhe disa ekipe nga Kosova, Maqedonia si dhe ekipi femrash. Garat u zhvilluan në 4 kategori: Elitë, U-23, Kadetë dhe junior, ndaj dhe distancat ishin të ndryshme. Itinerari ishte Kavajë-Luz i Vogël, Zhabjak, Gosë-Luz i Madh-Kavajë. Garat ishin me rivalitet dhe disa prej tyre përfunduan me sprint.

Fituesit-Elitë (138km)

1-Olsian Velia (Tirana), 3h38’05”

2-Kristel Sota (Apolonia), +1”

3-Bruno Kola (Vllaznia), +2”

Fituesit-U23 (138km)

1-Blerton Nuha (Kosova), 3h38’05”

2-Brikel Barçi (Studenti), +1”

3-Ilia Çota (Studenti), +2”

Fituesit-Junior (108km)

1-Servet Kastrari (Vllaznia), 3h’’00’00”

2-Henri Hysa (Teuta), +1”

3-Hajri Gocaj (Teuta), +2”

Fituesit-Kadetë (50km)

1-Ankel Limaja (Tirana), 1h20’52”

2-Kosta Vortollomi (Skënderbeu), +5’38”

3-Erdi Pilku (Tirana), +5’39”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit