Pavard: Doja vetëm Interin, ideja lindi në avion teksa flisja me një mik

8 Maj 2024
14:27
Alfred Lleshi
back button

Një nga protagonistët e mëdhenj të titullit të Interit, Benjamin Pavard, foli për “La Repubblica”. Francezi përshkroi atë që ndjeu në derbin e fundit kundër Milanit, fitimi i të cilit solli yllin e dytë zikaltër. Gjithashtu, ai u kthye në verën e kaluar, kur vendosi të largohej nga Bayern Munich për të përqafuar projektin e Interit. Ky është mendimi i tij, duke nisur nga ndeshja e fituar ndaj kushërinjve kuqezinj.

Në kombëtare luan me Giroud, Theo dhe Maignan. A keni folur me njëri-tjetrin javët e fundit?
Para ndeshjes me Milanin i kisha ngacmuar duke iu thënë se do të bëheshim kampionë kundër tyre. Jemi miq, por derbi është derbi dhe nuk ka “paqe”. Në fushë me Theo u përballëm, u përplasëm, madje e shtymë njëri-tjetrin.

Pse vendosët të largoheshit nga Bayern Munich për Interin?
Atje kisha fituar gjithçka. Në moshën 27 vjeç kishte ardhur koha për të ndryshuar. Po kërkoja një aventurë të re, pas 7 sezonesh në Gjermani. Doja të njihja Italinë dhe të përjetoja pasionin e Serie A. Pastaj këtu spikasin taktikat. Në Mynih kam luajtur si mbrojtës krahut, këtu aktivizohem si mbrojtës qendre, roli im i preferuar.

Si lindi ideja Benji si tifoz i Interit?
Në aeroplan, duke ardhur në Milano, duke biseduar me një mik. E kisha detyruar veten të largohesha nga Mynihu. Doja vetëm Interin, i cili më ndiqte prej një kohe të gjatë. Ndihesha tashmë si një tifoz i Interit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit