Përfundon makthi për portierin shqiptar, Strakosha merr lajmin e madh

20 Nëntor 2020
11:51
Alfred Lleshi
back button

Një tjetër lajm i mirë për Lazio. Pas kthimit të Ciro Immobile, të njëjtin fat ka edhe Thomas Strakosha. Portieri dhe bomber bardhekaltër e kanë lënë karantinën, më në fund, pas rreth 20 ditësh mungesë, sepse kanë rezultuar negativë për Covid-19 në tamponët e radhës.

Në fund të periudhës së karantinës, portieri shqiptar mori “ok” për gjendje të mirë sportive, pas ekzaminimeve mjekësore në klinikën “Paideia”. Dritë jeshile dhe kthim në “Formello” për t’u stërvitur me shokët e tij të skuadrës. Strakosha, që mungon nga fillimi i sezonit për shkak të pozitivitetit me koronavirus, e la portën e Lazio në duart e Pepe Reina. Tani, ai do të duhet të përpiqet të rifitojë një fanellë titullari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit