Pogba i kthehet kinemasë, në film luan rolin e edukatorit të futbollistëve të rinj

7 Maj 2024
8:15
Alfred Lleshi
back button

Larg fushave të lojës për shkak të një skualifikimi të gjatë për doping (4 vite), Paul Pogba i kthehet kinemasë. Sipas asaj që raporton “Le Parisien”, mesfushori nën kontratë me Juventusin, aktualisht është në xhirimet e filmit “4 Zeros”, të regjisorit francez Fabien Onteniente. Pogba u pa në stadiumin “Parc de Rueil-Malmaison” (Hauts de Seine), në shoqërinë e aktorëve Gérard Lanvin dhe Didier Bourdon.

Mesfushori, kampion bote më 2018, luan rolin e një edukatori, përgjegjës për futbollistët e rinj. Filmi është planifikuar të shfaqet më 9 prill 2025 dhe është vazhdimi i “3 Zeros”, i publikuar në vitin 2002. Kasti përfshin gjithashtu dy personalitete nga bota e futbollit si Rolland Courbis dhe trajnerin historik Guy Roux.

Pogba aktualisht është pezulluar për 4 vite nga futbolli,  pasi ka rezultuar pozitiv me testosterone në gusht 2023. Lojtari i Juventusit e ka apeluar këtë dënim në CAS.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit