Ekipi i Pogradecit është shpallur të dielën fitues i Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra. Për dy ditë me radhë, në palestrën sportive në Farkë u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale e ajo finale, që kurorëzuan me trofe skuadrën liqenore.
Në finale, skuadra e Pogradecit fitoi 3-1 me përmbysje ndaj kosovareve të Fer Volej. Edhe pse këta të fundit fituan 25-19 setin e parë, më pas erdhi rikuperimi i skuadrës së trajnerit Besnik Lisha, që fitoi tri setet e tjera (25-18, 25-18, 25-19)
Skuadra kosovare duket se humbi ritmin dhe energjithë pas setit të parë, ndoshta e lodhur nga gjysmëfinalja e një ditë më parë. Pogradeci ishte ndjeshëm më superior, i karikuar dhe me dëshirë për të fituar një trofe, duke ia dalë mbanë.
Ky është trofeu i parë i madh në histori për Pogradecin, që kryeson edhe renditjen e Superligës. Një ekip që po tregon një pjekuri dhe qëndrueshmëri në lojërat e tij, duke e merituar fitoren dhe festën pas pikës së fundit.
Gjysmëfinale
Fer Volej – Tirana, 3-2
Pogradeci – Ferizaj, 3-0
Finale
Pogradeci – Fer Volej, 3-1







