Prenga: Ekipi është në ngritje, por më duhen dy përforcime!

16 Janar 2019
18:19
back button

Laçi humbi takimin e radhës miqësor, zhvilluar kundër Teutës në Durrës, në kuadër të përgatitjeve të fazës dimërore. Pas ndeshjes, trajneri Besnik Prenga, ka folur për mediat, duke deklaruar se skuadra e tij ka ardhur duke u ngritur. Mirëpo shqetësim mbetet stoli, që sipas trajnerit kurbinas është i brishtë.

Ndeshja ndaj Teutës “Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës sot, ndoshta kjo ishte ndeshja më e mirë për ne në këto miqësore, pasi luajtëm kundër një kundërshtari shumë agresiv. Ndeshja ishte për të dy trajnerët për të parë sesa kanë punuar në këtë minifazë përgatitore, që të them të drejtën ishte shumë i shkurtër”.

Froma e ekipit – “Unë me atë që pashë, vura re që ekipi im është në rritje dhe shpresoj që me një ose me dy përforcime, ekipi do të jetë konkurrent përgjatë gjithë kampionatit”.

Takimi i parë në kampionat ndaj Kukësit – “Nuk mendoj se do të luajmë të tërhequr përballë Kukësit. Fusha ku luajtëm sot ishte siç ishte, shumë e vogël dhe futbollistët kishin me shumë kontakte seç duhet. Kishte shumë ndërhyrje të forta, të cilat edhe pse pa qëllim, mund të çonin në dëmtime të panevojshme. Pavarësisht rezultatit, unë jam i kënaqur me skuadrën, pasi kur të dyja ekipet kishin formacionet e duhura në fushë, nuk kishim diferenca”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit