Presidenti Meta vlerëson 4 ikona të Partizanit dhe Kombëtares

16 Tetor 2020
16:15
Alfred Lleshi
back button

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar katër ish-futbollistë të shquar të Partizanit dhe ekipit tonë kombëtar. Përmes një ceremonie solemne, kreu i shtetit i akordoi Mikel Jankut (pas vdekjes) Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.

Me Titullin “Mjeshtër i Madh” u vlerësuan Ilir Lame, Sulejman Starova dhe Ylli Shehu, për kontributet e shquara si futbollistë të Partizanit dhe Kombëtares.

Është shumë kënaqësi për mua të vlerësoj sot kontributin dhe karrierën e suksesshme, por dhe të lavdishme të futbollistëve të njohur të Partizanit, por dhe ekipeve tona kombëtare, ikonave të futbollit shqiptar:

Ilir Lame: Mesfushori i hekurt dhe i pamposhtur i Partizanit;

Sulejman Starova: Futbollisti inteligjent dhe i gjithanshëm, por edhe trajner dhe drejtues i suksesshëm;

Ylli Shehu: Sulmuesi brilant dhe golashënuesi spektakolar;

si dhe të paharruarin Mikel Janku: “Mburoja” e portës së Partizanit dhe ekipit kombëtar, por edhe gazetai e analist ekselent sportiv, që u nda nga jeta para pak kohësh.

Ju jam mirënjohës për ato kujtime të pashlyeshme, për ato emocione që keni përcjellë me lojën e talentin tuaj”, u shpreh Presidenti Ilir Meta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit