PSG siguron talentin 19-vjeçar portugez të Benfica, kontratë 5-vjeçare për mesfushorin

31 Korrik 2024
9:17
Telesport
back button

E përditshmja spanjolle “AS” ka konfirmuar se mesfushori portugez Joao Neves është pjesë e PSG sezonin e ardhshëm. 19-vjeçari portugez do të lërë Benfica këtë fundjavë për të udhëtuar drejt Parisit, ku do të kryejë vizitat mjekësore.

Ekipi portugez do të arkëtojë 70 milionë euro si dhe kartonin e lojtarit Renato Sanches, që rikthehet në vendlindje. Një transferim i rëndësishëm për PSG, që është ende në kërkim të një lojtari që do të mbushë bosllëkun e Mbappe.

Sezonin e fundit, Joao neves luajti në 55 ndeshje në total, ku shënoi 3 gola dhe 2 asist. Një talent i jashtëzakonshëm që pritet të shkëlqejë edhe te PSG, ku pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, deri në vitin 2029.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit