QESHARAKE NË TURQI: Firmosin me lojtarin e gabuar, pastaj grisin kontratën!

16 Korrik 2019
21:14
Anton Cicani
back button

Qesharake të thuash është pak! Ndodh në Turqi, aty ku drejtuesit e Menemenspor, kategoria e dytë turke, mendonin se kishin bërë goditjen e madhe në merkato, duke blerë Lamin Jallow, xhevahirin e Salernitanas në Serie B.

Menjëherë të bindur, duke parë edhe videot në youtube, kontaktojnë me agjentin e futbollistit dhe kështu arrijnë akordin dhe madje postojnë edhe foto pas firmës. Por, kuptojnë se kishin gabuar sepse bëhet fjalë për Alpha Jallow dhe jo Lamin. Alpha luan në kategorinë e tretë portugeze me GD Alcochetensen.

Kështu, sajojnë sikur vizitat mjekësore nuk i kaloi dhe grisin kontratën dhe gjithçka, duke e lënë kështu futbollistin thatë. Një gabim që i kushtoi imazhin, ndërsa Jallow i vërtetë përgatitet për sezonin e ri te Salernitana.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit