Sfida mes Real Madrid dhe Arsenal nuk do të kufizohet vetëm në çerekfinalet e Champions League, por edhe në merkato. Siç raporton e përditshmja spanjolle “AS”, të dy klubet po ndjekin nga afër mesfushorin e Real Sociedad, Martin Zubimendi.
“Topçinjtë” janë interesuar për lojtarin edhe verën e kaluar, ndërsa Real Madrid ka shtuar së fundi interesin për të, pasi e konsiderojnë të rëndësishëm për të forcuar mesfushën e tyre, por edhe për faktin se është lojtar vendës.
Objektivi i Florentino Perez është shtimi i disa lojtarëve spanjollë në një skuadër që për momentin ka vetëm praninë iberike të Dani Carvajal, Lucas Vázquez, Raul Asencio, Fran García, Dani Ceballos dhe Jesus Vallejo.
Për këtë arsye, spanjollët Zubimendi dhe Huijsen do të ishin në përputhje me këtë nevojë të re të klubit. Megjithatë, Real Sociedad do të shohë vetëm ofertën më të mirë dhe ajo mund të vijë nga Anglia. Për lojtarin kërkon 60 milionë euro.







