Real Madrid “harron” Vitinha-n dhe hedh sytë nga ylli tjetër i PSG-së

10 Shtator 2025
17:43
Telesport
back button

Mediat spanjolle raportojnë se Real Madrid ka shprehur interes konkret për yllin e PSG-së, Bradley Barcola, si një zëvendësues ideal i Rodrygo-s, pasi braziliani sipas të gjitha gjasave do të largohet verën e ardhshme.

Në fakt, Barcola nuk është ylli i vetëm i PSG-së për të cilin interesohet Real Madrid. Klubi madrilen është interesuar më parë për Vitinha-n, por portugezi është një lojtar kyç dhe largimi i tij nga Parisi duket i pamundur.

Në rastin e Barcola, Real Madrid do që të përfitojë nga fakti që ylli i ri francez nuk është titullar absolut në formacionin e Luis Enrique. Megjithatë, PSG vështirë se mund të heq dorë prej tij, por situata mund të ndryshojë nëse në lojë futet një ofertë 100 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit