Reja do të publikojë listën nesër, ja programi i kombëtares për Andorrën dhe Francën

9 Nëntor 2019
15:59
Alfred Lleshi
back button

Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese në grup, për “Euro 2020”. Me shanset e minimizuara skajshmërisht për kualifikim, vëmendja më e madhe duket se është përqendruar te inaugurimi i stadiumit të ri kombëtar. Megjithatë, trajneri Edy Reja dhe të tijtë kanë rastin të dëshmojnë potencialin real në shtëpi, duke sfiduar Andorrën dhe Francën. Në funksion të këtyre dy kundërshtarëve, përgatitjet do të nisin nga dita e nesërme, me publikimin e listës së lojtarëve të thirrur e që do të jenë në grumbullim e stërvitje nga e hëna, pastaj puna do të vijojë sipas programit të mëposhtëm, të hartuar e publikuar nga FSHF.

E dielë, 10 Nëntor
Konferencë për shtyp e trajnerit Reja për të shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet me Andorrën dhe Francën.

E hënë, 11 Nëntor
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në kompleksin Tropikal, ORA 12:30Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 15:00 (E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 12 Nëntor
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 12:30. Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 15:00 (E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 13 Nëntor
Konferencë për shtyp e trajnerit Reja së bashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Andorrën, ORA 12:30. Seanca zyrtare stërvitore, ORA 13:00 (Kompleksi Tropikal). (E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E enjte, 14 Nëntor
Ndeshja zyrtare eleminatore për Grupin H, Euro 2020; SHQIPËRI-ANDORRA, ora 20:45

E premte, 15 Nëntor
Seanca stërvitore në Tropikal , ORA 11:00. (E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT). Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 13:30

E shtunë, 16 Nëntor
Konferencë për shtyp e trajnerit Reja sëbashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Francën në Arenë Kombëtare, ORA 16:00. Seanca zyrtare stërvitore, ORA 16:30

E dielë, 17 Nëntor
Ndeshja zyrtare eleminatore për Grupin H, Euro 2020; SHQIPËRI-FRANCË, ora 20:45

Lajme të tjera

Lajmet e fundit